Reali mbulon me ar Hazardin, ja sa kërkon Çelsi!

0

Eden Hazard është emri i parë dhe objektivi real i Real Madridit pas largimit të Kristiano Ronaldos. Ashtu si shkruan “Tuttomercatoweb”, galaktikët i kanë ofruar belgut një rrogë të barabartë me 15 mln euro neto në sezon.

Çelsi kërkon 150 mln euro, por Florentino Perez është i bindur se mund ta marrë edhe për më pak: kontrata e Hazardit skadon në vitin 2020 dhe belgu nuk ka ndër mend që të rinovojë.

Oferta e parë prej 100 mln euro dhe bonuse është refuzuar: por, mund të mbyllet mes 130-135 mln euro.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.