Superliga Europiane është sabotuar nga pjesa dërrmuese e ekipeve pjesëmarrëse, por ka ende nga ata që vazhdojnë të insistojnë për këtë kompeticion. Juventusi, Barcelona dhe Real Madridi i qendrojnë besnike kësaj ideje, duke u përpjekur ta ngrejnë në këmbë si projekt. Por kësaj lufte po i përgjigjet dhembë për dhemb edhe kreu i UEFA-s.
Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Aleksander Ceferin po shqyrton mundësinë për të përjashtuar Realin e Madridit nga Champions League. “Ekziston një mundësi që ata (Reali i Madridit) të mos e luajnë gjysmëfinalen kundër Chelsea-t në Champions League”, mësohet të jenë fjalët e thëna nga presidenti i UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/