Reali i Madridit zbret nga podiumi në Europë, Kristiano Ronaldo i zë vendin me Juventusin

Një sezon për tu harruar po rezulton ky i fundit për Realin e Madridit. “Los blancos” po zhgënjejnë gjithnjë e më shumë në arenën europiane, ku është vënë në pikëpyetje tashmë edhe kualifikimi për në fazën tjetër të Champions League. Humbja 2-0 nga Shahtjori i Donjetskut së bashku me rezultatet e tjera negative të marra në këtë sezon në Champions kanë Realin nga podiumi në Europë.

Në renditjen e UEFA-s “galaktikët“ kanë lënë vendin e 3-të, duke zbritur një pozicion më poshtë. Është  Kristiano Ronaldo ai që i zë vendin me Juventusin e tij, që gjithashtu po shfaq luhatje në kampionat, megjithëse në arenën europiane nuk kanë hedhur hap fals deri më tani. Ndërkohë listën e kryeson Bajerni i Mynihut, i cili ndiqet nga Barcelona./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online