Çështja e Kilian Mbapesë mund të marrë një zgjidhje përfundimtare në ditët e fundit të merkatos. PSG-ja e ka bërë të qartë vendimin për ta ulur në stol gjatë gjithë sezonit nëse lojtari nuk pranon të rinovojë kontratën. Por situata mund të zgjidhet nga Reali i Madridit.
“Foot Mercato” bën me dije se klubi madrilen po planifikon një surprizë në merkato. Reali i Madridit po mendon për një ofertë të minutës së fundit për kartonin e Kilian Mbapesë. Megjithëse mund ta transferojnë francezin verën e ardhshme me kosto 0, drejtuesit e “los blancos” nuk e përjashtojnë edhe mundësinë për të shpenzuar para në këtë sesion të merkatos për të blerë kartonin e Mbapesë. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë shuma që Reali i Madridit do t’i ofrojë PSG-së për këtë transferim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/