Reali i Madridit me ofertë të çmendur për Mbapenë, PSG luan me nervat e nervat e spanjollëve dhe nuk u përgjigjet

E ardhmja e Kilian Mbapesë vazhdon të mbetet një temë e nxehtë edhe në momentet e fundit të merkatos. Pas dy ofertave të refuzuara Reali i Madridit vendos të provojë edhe njëherë të fundit të bindë PSG-në për të lënë të lirë 22-vjeçarin francez. Siç konfirmon edhe “Cadena Ser“, Florentino Perez paraqet një ofertë të çmendur në tryezën e klubit francez.

Plot 200 milionë euro janë ofruar për shërbimet e Kilian Mbape. Por PSG vendos të luajë me nervat e lojtarit dhe të Realit të Madridit, teksa nuk e merr mundimin as t’i përgjigjet presidentit të “galaktikëve”. Skuadra parisiene duket qartë se nuk dëshiron të shesë “xhevahirin“ e saj, megjithëse mund ta humbasë me parametra 0 sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online