Pas Kombëtares do të rikthehet në Serie A, lojtarët e Barcelonës urojnë Rei Manajn për aventurën e re

Rei Manaj është lojtari më i ri i Spezias dhe pas pushimit të Kombëtareve do të rikthehet përsëri të luajë në Seria A. Sulmuesi shqiptar nuk gjeti hapësira tek Barcelona dhe largimi ishte zgjidhja e vetme për karrierën e tij.

Manaj nuk ngurroi të përshëndeste në një postim prekës në Instagram duke falënderuar klubin për mundësinë që i ofroi. Të shumta ishin komentet pozitive drejt Rey Manaj, por më i rëndësishmi ishte ai i Coutinho, i cili i uroi fat në aventurën e re.

“Të uroj shumë fat, vëlla”- ishte komenti i brazilianit në postimin e Manaj, teksa duket se të dy kishin krijuar një shoqëri brenda klubit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online