Reali i hoqi ëndrrën PSG-së, zemra e Ramosit mbetet ende në Madrid: E pabesueshme! Urime që bëni përsëri historinë

Reali i Madridit fitoi mbrëmjen e djeshme Champions League-n për herë të 14 në histori. Spanjollët konfirmohen si “Mbretërit e Europës” dhe si të tillë kanë marrë urime nga shumë personalitete të mëdha të futbollit.

Sigurisht që nuk mund të mungonte as urimi i ish-kapitenit, Sergio Ramosit. Ky i fundit u largua në drejtim të PSG-së verën e shkuar, por pa arritur suksesin e duhur me parisienët. Ishte pikërisht Reali ai që i preu në mes ëndrrën për të fituar Champions League-n PSG-së. Pavarësisht kësaj, “los blancos” mbeten ende në zemrën e Ramosit, i cili menjëherë pas fitores ka përgëzuar ish-ekipin e tij.

“E pabesueshme, Real Madrid! Urime që po bëni historinë përsëri. Përgëzime për Champions League-n e 14”, shkruan Sergio Ramos në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online