Real Madridi duket se po përgatitet për të bërë një blerje spektakolare nga Premier League. Bëhet fjalë për sulmuesin e Mançester Junajtidit, Markus Rashford. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, ky interesim është prej kohësh dhe gjigantët spanjollë po bëjnë një platformë për të ardhmen.
Kampionët e Evropës kanë gati 200 milionë euro për “Djajtë e kuq”, që do të ishte një nga blerjet më të mëdha në histori ose saktësisht e dyta më e shtrenjtë pas asaj të Nejmarit te PSG-ja (222 milionë euro). Rashford mund të jetë pasuesi ideal i Kristiano Ronaldos, tashmë 32 vjeç dhe në fundin e karrierës së tij futbollistike.