Reagon Xhaka: I gatshëm për Shqipërinë!

Menjëherë pas lajmit se trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, është shpërfillur nga Taulant Xhaka në vizitën që italiani ka pasur në Bazel, shoqëruar edhe nga Ervin Bulku, ka reaguar mesfushori i skuadrës zvicerane dhe kombëtares, më një status të publikuar në adresën e tij në Facebook. Xhaka e cilëson të pavërtetë lajmin e publikuar sot nga “Sport Ekspres”, por nuk pohon a e ka zhvilluar takimin me Panuçin, duke u mjaftuar me “kam pasur kontakte pozitive“!

Madje, i kontaktuar nga “Sport Ekspres”, Xhaka nukka denjuar as të përgjigjet, nëse e ka takuar trajnerin Panuçi ose jo në Bazel…

“Të nderuar Tifozë dhe i nderuar Opinion publik. Gjithçka që sot shkruhet në media nuk është e vërtetë.

Unë nuk dua të merrem me detaje, por dua të them hapur publikisht, që me trajnerin Mister Panucci kam pas kontakt pozitive. Unë Taulant XHAKA jam gati edhe do jem gjithmonë gati për kombëtaren kuqezi.

Une do jem gjithmonë i gatshëm për kombëtaren. Në çdo kohë do jem aty dhe Kurrë nuk e kam menduar dy herë këtë vendim.

Jam krenar që perfaqësoj kombëtaren kuqezi. Falënderoj trajnerin per interesimin edhe angazhimin. Me Respekt Taulant XHAKA”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *