Kilian Mbape rrezikon një dënim të rëndë për gjestin e kryer në ndeshjen e fundjavës së shkuar kundër Nimes, kur reagoi keq pas një faulli ndaj tij, duke shtyrë dhunshëm një kundërshtar, i cili u rrëzua në tokë.
Mbape, i cili shënoi një gol në Nimes, kishte marrë një top në mesfushë dhe po nisej në sulm, kur mbrojtësi kundërshtar Savanier e ndali me faull nga pas. Ndërhyrja ishte antisportive, por Mbape e teproi, duke vendosur t’i lante vetë hesapet, me një të shtyrë të dhunshme ndaj kundërshtarit.
#mbappé #NimesPSG
Kylian Mbappe Fight Red Card Vs Nimes (01/09/2018) HDhttps://t.co/TWnvtAyA3v pic.twitter.com/I8ZkVBFxA3— ?CHRIS ? (@xPsyKoZ_x7) September 1, 2018
“Agresion ndaj kundërshtarit”, shkruan raporti i arbitrit të ndeshjes, ndërsa Mbape pas ndeshjes nuk kërkoi falje, duke këmbëngulur se veproi drejt. Për këtë arsye, tashmë ylli i PSG-së dhe Francës rrezikon 5 ndeshje pezullim.