RAUNDI I TRETË/ Kukësi rrezikon përballjen me Shkëndijën

Kukësi dhe Shkëndija do janë dy skuadrat që na përfaqësojnë në Champions League këtë edicion. Si verilindorët ashtu dhe tetovarët bënë gjithçka mirë në raundin e parë. Shkëndija eliminoi TNS-në e Uellsit, ndërsa Kukësi me shumë vështirësi kaloi Valetën e Maltës.

Në raundin e dytë, të dyja skuadrat shqiptare kanë misione të vështira, por në futboll nuk i dihet dhe kanë shanset e tyre për të kaluar më tej. Kuqezinjtë do të përballen me Sherifin e Tiraspolit, ndërsa Kukësi sfidon Karabakun e Agollit.

Edhe pse fillimisht skuadrat duhet që të japin gjithçka në ndeshjet e raundit të dytë, nesër në orën 12:00 në Nion të Zvicrës do të kenë mundësinë që të njihen dhe me rivalët e mundshëm në raundin e tretë, pasi UEFA ka menduar që këtë vit ta hedhë më shpejt se zakonisht shortin.

Duke qenë se shorti hidhet me çifte ndeshjes, ndarja në vazo favorite dhe jofavorite bëhet duke marrë koeficientin e skuadrës më të fortë. Përfiton Kukësi që është në vazon e “të fortave” edhe pse dihet që në këtë raund nuk ka skuadra të lehta, ndërsa Shkëndija është në vazon e dytë. Në këtë mënyrë skuadrat shqiptare mund të përballen në turin e tretë me njëra-tjetrën. Në dukje një short më i vështirë pritet që të jetë për tetovarët.

Më poshtë keni dhe rivalët e mundshëm të Kukësit dhe të Shkëndijës.

Nëse Kukësi kalon Karabakun do të ndeshet me fituesen një prej këtyre çifteve:
BATE Borisov (Bjellorusi) –  HJK Helsinki (Finalandë)
Dinamo Zagreb (kroaci) – Hapoel Beer-Sheva (Izrael)
Shkëndija (Maqedoni) – Sheriff (Moldavi)
CFR Cluj (Rumani) – Malmö (Suedi)
Crvena zvezda (Serbi) – S?duva (Lituani)

Nëse Shkëndija kalon Sherifin do të ndeshet me fituesen një prej këtyre çifteve:
Ludogorets (Bullgari) – Vidi (Hungari)
Celtic (Skoci) – Rosenborg (Norvegji)
Legia Warszawa (Poloni) – Spartak Trnava (Sllovaki)
Astana (Kazakistan) –  Midtjylland (Danimarkë)
Kukës (shqipëri) – Qaraba? (Azerbajxhan)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *