“Raundi i dytë”, Milan dhe UEFA përplasen sërish në “CAS”

Drejtuesit e klubit të Milanit nuk kanë pranuar masat administrative të vendosura nga UEFA si pasojë e shkeljes së rregullores së “Financial Fair Play”. Me anë të një njoftimi në sajtin e klubit, klubi nga Milano ka bërë të ditur se do t’i drejtohet gjykatës së arbitrazhit sportiv në Lozanë të Zvicrës, njohur ndryshe si “CAS”.

Pak javë më parë UEFA bëri të ditur masat shtrënguese ndaj Milanit. Sipas vendimit të institucionit qeverisës të futbollit europian, skuadra kuqezi duhet që të rregullojë bilancet e të respektojë rregullat të vendosura nga UEFA deri në qershor të vitit 2021, në të kundërt do t’u hiqet e drejta për të qenë pjesë e kompeticioneve evropiane për dy vite e ardhshme.

Pronarët e rinj të Milanit, amerikanët e fondit financiar “Elliot”, nuk e pranojnë këtë vendim, pasi ata e konsiderojnë të pamundur rikthimin e situatës në normalitet në vetëm tre vite pas shpenzimeve të çmendura, që u bënë nga ish-pronarët kinezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online