Rasti Skuka hap temë diskutimi në studio, Reçi: Lojtarët tanë çalojnë fizikisht, nuk është gjë e mirë që na kthehen futbollistët mbrapsht

Një vit më parë u largua si transferimi më i shtrenjtë i Superiores, ndërsa këtë vit kthehet përsëri te Partizani. Rasti Skuka ka hapur një temë diskutimi në studion e emisionit “Ora Sport“, që transmetohet në “Ora News“. Mired Reçi është i mendimit se shkaku i mospërshtatjes në Europë i lojtarëve të dalë nga kampionati ynë është mungesa e përgatitjes fizike.

“Këta djem të talentuar që ne kemi këtu në Superligë, po ta lidh me Muçin dhe Çelhakën, nuk janë në nivelin stërvitor, në nivelin fizik që kërkohet për të luajtur në ligat e tjera europiane. Kjo është e qartë. Çalojnë fizikisht dhe kjo vjen nga problematikat që ne kemi me stërvitjen që bëhet këtu, me kushtet që kemi. Nuk është vetëm stërvitja, sepse nuk dua t’ju hyj në hak trajnerëve. Infrastruktura është problemi kryesor. Fatkeqësi për ne, sepse nuk është gjë e mirë kjo që na kthehen futbollistët mbrapsht“, ka thënë Mired Reçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *