“Nuk e humbëm ndeshjen me Serbinë, ne kishim 2 raste, ata 0”, De Biazi kujton natën e Beogradit: Më e keqja e jetës sime

Xhani De Biazi i është rikthyer mbrëmjes së Beogradit, ku tifozët serbë mësynë në fushë për të ushtruar dhunë ndaj lojtarëve shqiptarë. Në një rrëfim për “Exclusive” në “Top Channel”, ish-trajneri i kuqezinjve është shprehur se ajo mbrëmje ishte më e keqja në gjithë jetën e tij. De Biazi ka thënë se ndeshja në fushë po fliste për Shqipërinë, teksa deri në momentin e shfaqjes së dronit, kuqezinjtë kishin realizuar dy mundësi shënimi, ndërsa Serbia asnjë.

“Më kujtohet si të ketë ndodhur tani. Ishte mbrëmje, shumë e veçantë, shumë e keqe. Episodi më i keq i jetës sime dhe jo vetëm i karrierës. Si futbollist më kujtohet, kam përjetuar një moment kur tifozët hynë në fushë. Në atë kohë po luaja në jug të Italisë, në Palermo. Por nuk krahasohet me atë në Beograd. Përpara ndeshjes, përpara nxehjes, gjatë ndeshjes.

E vetmja gjë që mund të them është që lojtarët serbë na ndihmuan që të shkonim në dhomën e zhveshjes. Në të gjithë atë të keqe, kjo ishte e vetmja gjë e mirë që mund të them për atë ditë. Mendoj që as ata nuk e donin që ne të ishim në mes të asaj që ndodhi. Por ne u ndodhëm atje dhe ata paguan pasojat. Megjithatë atë ndeshje nuk e humbëm, patëm 2 raste dhe 0 ata. Mund ta humbisnim, mund ta fitonim, por ndeshja ishte e barabartë“, ka rrëfyer Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online