Rasti i Genoa-s forcon rregullat në Serie A, klubet rrezikojnë humbje 0-3 në tavolinë

Koronavirusi ka goditur përsëri Seria A, teksa është shtyrë ndeshja Genoa-Torino për shkak të numrit të lartë të të infektuarëve në kampin e Genoas, pas sfidës me Napolin. Edhe pse masat anti-Covid në parim duhet të zbatoheshin, ato ishin lehtësuar në të mirë të futbollit. Megjithatë pas kësaj ngjarje Lega Seria A ka vendosur të ndjekë me përpikmëri të gjitha rregullat e vendosura nga Uefa.

Në rast se një klub ka 13 lojtarë negativë me COVID-19 e të shëndetshëm do të luajnë sfidën e radhës, në rast se të paktën 10 lojtarë dalin mbartës të virusit do të mund ta shtyjnë një ndeshje vetëm një herë në vit. Në rast se kjo përsëritetn atëherë skuadra përgjegjëse për anulimin e sfidës do të dënohet me humbje 0-3 në tavolinë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *