Rasti i Danimarkës/ Me 0 pikë dhe mund të kualifikohet më tej, flet trajneri: Portugalia e fitoi kështu Europianin

0

Europiani për Danimarkën nuk nisi aspak në mënyrën e duhur teksa në ndeshjen hapëse kundër Finlandës do të përjetohej shoku me Eriksen. Mesfushori i Interit ra pa ndjenja në fushën e lojës, ndërsa futbollistët danez vazhduan takimin në gjendjen jo të duhur psikologjike, për të humbur kundër Finlandën. Gjithashtu edhe në ndeshjen e dytë me Belgjikën ka ardhur një tjetër disfatë, ndërsa këtë herë ishte De Bryune që bëri diferencën. Pra kur pritet që të luhet ndeshja e fundit me Rusinë, Danimarka numëron 0 pikë në renditje.

Por sërish kjo Kombëtare ka mundësinë e kualifikimit teksa Finlanda dhe Rusia numërojnë 3 pikë. Nëse Danimarka fiton ndaj Rusisë, atëherë do ta kalojë këtë Kombëtare dhe do të presë verdiktet e dala për vendin e tretë më të mirë. A do të ishte një dalje e pamerituar nga grupet për danezët? Trajneri i saj, Kasper Hjulmand, e sheh në tjetër mënyrë: “Pas tre ndeshjeve, Portugalia kishte tre pikë. Ata fituan Europianin në këtë mënyrë dhe prandaj ne besojmë ende”, u shpreh trajneri i danezëve. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.