Europiani i llogarive dhe zgjedhjeve të rivalëve! Dikur e vuajti edhe Shqipëria, Ukrainë-Austri e përcaktuar pa luajtur

Ndeshja mes Anglisë dhe Skocisë i ka dhënë edhe më shumë jehonë idesë se sistemi i Europianit duhet të ndryshohet me patjetër. Në derbin më të nxehtë nuk kishte aspak nerva dhe goditje drejt portës, me dy Kombëtaret që nxorrën “biskotën” që i favorizonte në barazimin pa gola. Vendi i parë i këtij grupi i duhet të përballet me të dytën “e ferrit” ku ndodhen Gjermania, Franca dhe Portugalia. E për këtë arsye Anglia nuk e dëshiron kryesimin e grupit.

Por ky nuk është rasti i vetëm pasi llogaritë vazhdojnë më tej. Ukraina do të përballet me Austrinë për të ndarë vendin e dytë dhe të tretë, ndërsa aktualisht gjenden me tre pikë secila. Nëse do të arrihet barazimi atëherë Ukraina do të vazhdojë më tej, ndërsa Austria kalon Zvicrën dhe kryeson në renditjen e të tretës më të mirë.

Pra Austria do t’i duhet që të lërë edhe një Kombëtare poshtë vetes në vendet e treta më të mira për të kaluar më tej. Për këtë arsye barazimi është kuotuar si rezultati më i pritur në mënyrë që të dy Kombëtaret të vazhdojë më tej. Një situatë të tillë e ka vuajtur edhe Shqipëria në Europianin e Francës që pas fitores me Rumaninë priti edhe rezultatet e ekipeve të tjera, që kishin luksin për të pasur të qartë rezultatin që duhej të merrnin në mënyrë që të kalonin kuqezinjtë. Për të shmangur këto ndeshje të mërzitshme duhet me patjetër që të ndërrohet formula. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online