Rastësia e Partizanit dhe Tirana mban hapin e kampionit! Taulant Seferi kishte gjetur vetëm 2 gola në 6 javë, Redon Xhixha “i lë targën”

Tirana e nisi këtë sezon të ri me disa luhatje të vogla në rezultate. E pritshme, te bardheblutë kanë bërë jo pak ndryshime nga viti që u shpallën kampion. Megjithatë kjo skuadër ka arritur që të mbajë të njëjtin ritëm.

Si për rastësi të fatit, edhe në sezonin e shkuar, derbi me Partizanin ishte në javën e gjashtë. Asokohe Tirana do ta fitonte sërish derbin dhe do të grumbullonte 14 pikë pas 6 javësh, ndërsa tani ka vetëm 3 pikë më pak, 11 të tilla.

Diferenca është e madhe mes lojtarëve kryesorë. Atëherë Taulant Seferi kishte gjetur vetëm dy gola në gjashtë javë, ndërsa Redon Xhixha “i lë targën” dhe numëron 7 gola të shënuara në 6 javët e para. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online