Chelsea-Milan/ Ndeshja e Champions League do të shfrytëzohet për transferimin e lojtarëve, në tryezë shtrohet edhe Armando Broja

Milani do të përballet në ditën e nesërme kundër Chelsea në transfertë. Londinezët kërkojnë fitoren me çdo kusht duke marrë parasysh nisjen e dobët të sezonit në Champions League. Sipas mediave britanike, kjo përballje do të shfrytëzohet edhe për merkaton.

Të dy skuadrat kanë si objektiv kryesor disa lojtarë që luajnë në këto ekipe kundërshtare. Te Chelsea dihet prej kohësh se dëshirohet afrimi i Leaos, i cili është transformuar tërësisht dhe i dha titullin kampion Milanit në sezonin e shkuar.

Nga ana tjetër, te gjigandët e Serisë A janë duke menduar për të afruar Armando Brojën. Sipas mediave italiane, Milani është i bindur se Chelsea mund ta shesë këtë lojtar, pavarësisht nënshkrimit të kontratës së jetës për 6 vite. Kështu edhe sulmuesi i Shqipërisë do të jetë temë kryesore në bisedën mes drejtuesëve të klubit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online