Markus Rashford përjetoi një ndër ditët më të bukura të karrierës së tij, teksa luajti rol kyç në fitoren befasuese të Mançester Junajtid në Paris.
Në intervistën pas ndeshjes, i riu anglez e kishte të vështirë të përshkruante emocionet që i dha triumfi në ndeshjen e sotme.
“Qëndruam me k?mbët në tokë dhe bëmë atë që praktikuam në stërvitje. Tani të shikojmë çmund të bëjmë sezonin tjetër. Futbollistët jetojnë për momente të tila”.
“Është e pabesueshme. Në një moment mu duk se gjithçka po shkonte kundër nesh, kishim shumë mungesa, por në fund ia dolëm”.