Toronto Raptors ka fituar në limite kundër Orlando Magic. Vendimtar Danny Green me dy pikët e shënuara në sekondat e fundit dhe ndeshja u mbyll 91-93 për kanadezët. Evan Fournier me 27 pikët e tij nuk mjaftoi për vendasit, ndërkohë që për Raptors realizuan pikë të nëntë basketbollistët që zbritën në parket. Kawhi Leonard ishte shënuesi më i mirë, me 18 pikë.
Los Angeles Clippers kanë ndalur serinë e fitoreve, pasi Washington Wizards i ka mundur 125-118 në një ndeshje që askush nuk e mendonte se do të përfundonte kështu. Kjo më së shumti prej nisjes që Clippers i bënë ndeshjes. 21-40 dhe 33-33 u mbyllën dy periodat e para, ndërkohë që më pas erdhi kthesa.
Wizards shënuan dhjetë pikë më shumë në periodën e tretë, që u mbyll 32-22. Në periodën e fundit vendasit ishin të papërmbajtshëm, duke rikuperuar 9 pikët diferencë dhe duke shënuar edhe shtatë më shumë se Clippers. Spikatën John Wall dhe Bradley Beal, me 30 dhe 27 pikë të realizuara.
Brooklyn Nets bëri detyrën kundër Miami Heats, pasi fituan me rezultatin 92-104. Në periodën e fundit miqtë shënuan 15 pikë më shumë dhe dolën me kokën lart. Triumf i rëndësishëm për Portland Trail Blazers. Kundër New York Knicks ata fituan 114-118. C. J. Mçollum shënoi 31 pikë, kurse Damian Lillard 29 pikë. Shënuesi më i mirë i takimit ishte Tim Hardaway Jr. i Knick, që shënoi 2 pikë.
Orlando Magic-Toronto Raptors 91-93
Washington Wizards-Los Angeles Clippers 125-118
Miami Heat-Brooklyn Nets 92-104
New York Knicks-Portland Trail Blazers 114-118