I gjithë presioni do të qëndrojë te lojtarët shqiptarë në ndeshjen e nesërme ku Serbia përballet me Zvicrën. Përpara këtij takimi ka folur edhe Granit Xhaka që ka kryeqendrën e vëmendjes. I pyetur nga gazetarët nëse do të evitojë në çdo mënyrë raportimet që do të vijnë nga Serbia, Xhaka u shpreh: “Jo, nuk kam pse ta fik telefonin.
Ne jemi mjaftueshëm profesionistë për t’u fokusuar në futboll”, tha Xhaka. Gjithashtu në fund nuk mungojë një ngacmim për gazetarët e pranishëm që i kujtuan festimin me shqiponjë dhe jehonën që solli nga Rusia. “Kjo ndodhi edhe për shkakun e tuaj. Por edhe ju bëni punën tuaj, ashtu si edhe ne tonën”, tha Xhaka. /Sport Ekspres/