Ranokia i pandashëm nga Interi, drejtuesit përgatisin “dhuratën”

Andrea Ranokia nuk është më futbollisti i dikurshëm, por “gjiganti” i mbrojtjes së Interit mbetet në planet e së ardhmes të drejtuesve zikaltër.

Sipas “Internews.it”, në javët e ardhme klubi pritet të mbyllë marrëveshjen me agjentin e lojtarit për rinovimin e kontratës së 31-vjeçarit. Me marrëveshjen e re Ranokia do të veshë fanellën e Interit për të paktën dy sezone të tjera.

Paga e lojtarit ka pësuar një ulje me 200 mijë nga kontrata aktuale, prej secilës Ranokia përfiton 1.7 milionë euro në sezon. Fakti që merr pak minuta në stol, nuk përbën problem për futbollistin italian, i cili është një ndër figurat më të rëndësishme në dhomat e zhveshjes së klubit zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *