“Rama ka qejf të dali mbi trajnerët, do ti japi peshë drejtorit me emrin e tij“, ironia e Sinematit: Partizani fitoi Kupën Nënë Tereza

Gëzim Sinemati ka komentuar gjendjen e Partizanit në këtë fillim sezoni. Në studion e “Procesit Sportiv“, gazetari shqiptar ka ironizuar të kuqtë për mënyrën se si ka pësuar golat në këto dy ndeshje. Më tej nuk ka lënë pa kritikuar edhe drejtorin e përgjithshëm të Partizanit, Olsi Ramën, të cilin e akuzon për faktin se dëshiron të dali mbi trajnerët.

“Partizani ka dy javë që fiton Kupën Nënë Tereza për bamirësi. Ekipin duhet ta bëjë trajneri. Kur nuk e bën trajneri, por bën drejtori ngelet për në fund. Sepse Partizani për emrin që, për peshën që ka në kampionat, nuk mund ta lëri dot ekipin në orën e fundit. Nuk është Partizani i orës së fundit, janë ekipe të tjera ato. Ne kemi qenë dëshmitarë të sjelljes së Dajës, që mbahet për trajner kokëfortë, dhe të Gegës që ishte po ashtu. Gjithmonë ata tentojnë që të vënë emrin e tyre përpara drejtorit sportiv, kurse ai ka qejf të jetë mbi trajnerët.

Dhe kjo puna e lojtarëve gjithmonë zbulon raportet midis drejtorit dhe trajnerëve, sidomos kur janë trajner që nuk hapin rrugë. Mua më vjen mirë ndonjëherë, sepse puna e Partizanit nuk matet vetëm me pikë. Aty brenda duhet të krijohet edhe një atmosferë, që trajner është Zoti. Ne e dimë peshën e drejtorit teknik në kampionatin shqiptar. Olsi Rama me emrin që ka do të krijojë një peshë tjetër të drejtorit, por drejtori teknik në kampionatin tonë nuk ka ndonjë peshë të madhe”, ka thënë Gëzim Sinemati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online