VIDEO/ VAR hap polemika! Dy penallti më pak për Ronaldon? Shihni rastet e dyshimta

Edhe pse Premier League shihet si një nga kampionatet ku sulmuesi e ka të vështirë të shënojë gol në disa ndeshje radhazi, duket se kjo teori nuk aplikohet për Cristiano Ronaldon. Portugezi ka shënuar në tre ndeshjet e fundit me fanellën e Manchester United, ku në ndeshjen e fundit falë golit të tij skuadra siguroi tri pikë mjaft të rëndësishme.

Megjithatë, Cristiano Ronaldo mund të kishte shënuar dhe dy gola të tjera në sfidën ndaj West Ham. Mediat angleze kanë raportuar dy video, ku shihet se sulmuesi 36 vjeçar është penguar në zonën e kundërshtarit.

Fillimisht Ronaldo pengohet nga ish lojtari i Chelseat Kurt Zouma dhe më pas nga Vladimir Coufal. Në të dyja rastet gjyqtari Atkinson vendosi të mos akordonte 11-metërsh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online