“Hyjmë si 18 herë kampionët e Shqipërisë”, drejtori i Dinamos jep lajmin: Do bashkëpunojmë me klubin e Serie A

Drejtori i përgjithshëm i Dinamos ishte i ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në “RTSH”, ku foli më gjatë për klubin në të cilin ai punon. Ermal Barushi e bën të qartë se nëndetësja luan si një ekip pretendent që ka në histori 18 tituj kampion, si dhe nuk e përjashton si objektiv fitimin e kampionatit. Gjithashtu Barushi jep një lajm mjaft të mirë për tifozët, teksa zbulon se do të ketë një bashkëpunim me një klub të Serie A e gjithashtu skuadra do të bëhet me një qendër të re sportive.

“Ne jemi futur në kampionat si 18 herë kampionët e Shqipërisë. Mund të them se Laçi mori një pikë. Sigurisht që jemi një skuader e re, që do kohën e vet, por gjithsesi nuk jemi të kënaqur. Gjithsesi, kemi besim se skuadra do të kolaudohet, grupi ka një mbështetje të madhe.

Merkato? Nuk mund të them shifra, se nuk do të ishte profesionale, por mund të them se Dinamo është një nga klubet më të paguara në Shqipëri. Kemi dy projekte madhore, dhe në ditët në vazhdim do të zbulojmë dhe qendrën sportive të Dinamos. Do të kemi bashkëpunim me një klub të Serisë A, që do të shërbejë jo vetëm për Dinamon, por për futbollin në tërsi.

Objektivi? Nuk është ideja që ne do dalim kampion me patjetër. Por kur mundësitë janë, përse të mos pretendojmë. Sfida me Teutën? Besoj se do të luhet në stadiumin e ri të Rrogozhinës. Durrsakët kanë një mesfushë shumë të mirë, kanë dy-tre lojtarë që vetëm vrapojnë, janë ata që bëjnë diferencën. Partizani? Një skuadër simpatike, shumë e mirë, mendoj se do të jetë një rivale për titull deri në fund”, ka deklaruar Ermal Barushi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online