Rama harron që Sukaj është larguar: Është më leje

Drejtori sportiv i Partizanit, Olsi Rama, ka dhënë një intervistë në Supersport ku ka prekur tema të ndryshme, me merkaton që përbën interes të veçantë për tifozët. Rama premton afrime të reja, por me kriter dhe duke studiuar mirë tregun, ndërsa mohon largimin e Edgar Çanit. Ndërkaq, një deklaratë e çuditshme për Sukaj që Rama e konsideron ende pjesë të Partizanit, edhe pse shkodrani ka mbyllur gjithçka me klubin e kuq.

“Arritëm në fitore të bukur ndaj Vllaznisë dhe do ta nisim vitin e ardhshëm me një atmosferë pozitive. Do të shohim të ndërhyjmë atje ku ekipi ka nevojë”.

LËVIZJET E JANARIT – “Merkatoja është një kampionat brenda kampionatit. Ajo mbart brenda intrigën e tifozëve dhe interesin e sportdashësve. Deri tani kemi sjellë dy futbollistë në ekip, por do të afrohen lojtarë të tjerë në varësi të nevojës që ka ekipi. Ajo që dua të them është se merkato e janarit është ndryshe nga ajo e verës”.

ÇANI –  “Edgar Çani është ende një lojtar i Partizanit. Ne e kemi pritur deri tani pasi nuk ka pasur gjendjen shëndetësore në nivelin e duhur. Mjeku i ka garantuar futbollistit se me një ndërhyrje në gju, mund të rikthehet brenda 1 muaji në 100% e tij. Edgari do të na shërbente për pjesën e mbetur të kampionatit.

SUKAJ – “Sukaj ka marrë leje nga ekipi dhe të gjitha këto që po përfliten për të janë vetëm fjalë. Unë kam shumë besim tek Sukaj si njeri, por do të shohim se çfarë do të bëhet për të ardhmen e tij.

SYNIMET E PARTIZANIT -” Derisa matematika të na detyrojë të heqim dorë, objektivat janë aty. Dëshira jonë është që këto objektiva t’i realizojmë me një lojë të bukur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online