Memushaj lodhet nga humbjet pa fund, dy skuadra e duan

Ledian Memushaj dhe Benevento, një lidhje që nuk funksionoi ashtu si priste mesfushori vlonjat, që shkoi tek ekipi debutues në Serinë A me shpresën se do të gjente një skuadër niveli, për të synuar mbijetesën, por që tani ka marrë fund gjithçka dhe Benevento ka vetëm një pikë në kampionat.

Për pasojë, Memushaj nuk dëshiron të qëndrojë më kot deri në verë dhe TuttoB.com raporton se shërbimet e tij i kërkon Frozinone. Skuadër që ka provuar Serinë A këto vitet e fundit, Frozinone është ndër pretendentet kryesore për rikthim aty dhe kërkon eksperiencën e Memushajt në mesfushë.

Megjithatë, edhe Kievo e kërkon mesfushorin 31-vjeçar, i cili me shumë gjasa do të kërkojë një ekip që i garanton minuta, përtej kategorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online