“Tirana ka tifozët më të mirë në Ballkan”, flet Taulant Seferi: Prandaj u binda, Superiorja është si Kroacia

Nënshkrimi me Taulant Seferin është goditja më e madhe e merkatos dimërore që është bërë në futbollin shqiptar. Tirana arriti që të bind sulmuesin e Kombëtares Shqiptare duke gjetur marrëveshjen me Young Boys për formulën e huazimit. Tashmë futbollisti ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, këtë herë jo për të veshur fanellën e kuqe, por atë bardheblu. Në fakt Seferi mund të vishte sërish fanellën e kuqe nëse do të ishte tunduar nga oferta e Partizanit në kohën kur Tiranës iu bllokua merkato.

Por ashtu siç shprehet edhe vetë lojtari në intervistën për “Neës24” nuk kishte asnjë moment të vetëm që të vendoste në dyshim zgjedhjen e bardhebluve. E nga lindi kjo bindje e madhe për të qenë pjesë e Tiranës? Me siguri që tifozët do të dashurohen me Seferin vetëm nga fjalët e tij, pa u kërkuar që ta shohin në fushën e lojës.

“Nuk e kisha menduar se do të vija në Shqipëri për të qenë pjesë e Superiores. Kisha disa oferta në Zvicër, por kur më mori në telefon Tefik Osmani, kishte një bisedë shumë të këndshme dhe pastaj nuk e mendova fare. Si u binda? Siç e thashë, ishte një bisedë e këndshme, Tirana është klubi më i madh në shqiptari dhe ka tifozët më të mirë në Ballkan. Prandaj nuk e mendova fare që të vija këtu. Oferta nga Partizani? Nuk jam vënë fare në dyshim, kisha disa kontakte indirekte dhe erdha në Shqipëri vetëm për Tiranën. Nuk kisha asnjë lloj dyshimi për ndonjë ekip tjetër këtu në Shqipëri.

Tirana është klubi më i madh në shqiptari dhe duhet të jetë gjithmonë lart. Kemi një grup shumë të mirë, do të japim maksimumin tonë. Ndihem sikur të kem kohë të gjatë këtu te Tirana dhe po kalojë shumë mirë. Dede është profesionist i madh dhe jam shumë i kënaqur me të. Nëse eci mirë këtu do të jem pjesë e Kombëtares. Trajneri më njeh, nuk është se nuk më njeh. Nuk është se kam diskutuar me Rejën këtë lëvizje, por më tha se do të ishte më mirë që të gjeja një ekip ku të shprehja aftësitë e mia. Kampionatin shqiptar nuk e hedh poshtë, është njësoj si në Kroaci. Nuk kam bërë keq. Muçi? Është talenti më i madh në kampionatin shqiptar dhe shpresoj që në një të ardhme të jemi bashkë në Kombëtare”, u shpreh Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online