Brazili fitoi miqësoren përballë SHBA me rezultatin 2-0 me golat e Firminjos dhe Nejmarit. Në golin e sulmuesit të Liverpulit, asistin e dha Dagllas Kosta, i cili shpërtheu bukur në krahun e djathtë duke shërbyer për Firminjon. Lojtari i Juventusit arriti një shpejtësi të frikshme prej 34.8 km/h gjatë aksionit, sipas të dhënave nga sistemi GPS.
Mediat braziliane përfituan duke e krahasuar Dagllas Kostën me xhamajkanin Usain Bolt, ndërsa anësori ofensiv u ndal te episodi në fjalë mbas përfundimit të ndeshjes.
“Jam mësuar të bëj lëvizjet e mia me këtë lloj shpejtësie. Por, gjëja më e rëndësishme është që aksioni përfundoi me gol”, tregon 27-vjeçari brazilian.