Xhakomo Vrioni shkëlqeu në ndeshjen e tij të fundit. Sulmuesi shqiptar tundi tre herë rrjetën në fitoren e thellë 5-1 të New England Revolution-it. Ky ishte edhe tregolëshi i parë që shënohej në historinë e kompeticionit të Kupës së Ligës, ku marrin pjesë ekipet e Amerikës së Veriut.
“Sofascore” e ka vlerësuar me notën 9.2 paraqitjen e ish-lojtarit të Juventusit. Me këtë vlerësim, Vrioni e gjen veten në formacionin e javës. Emri i tij renditet përkrahë Lionel Mesit, i cili po përshtatet mjaft mirë me skuadrën e tij të re./Sport Ekspres/