Një raport i detajuar i ndryshoi fatin në ditën e fundit të merkatos, në Spanjë zbulojnë si shkoi Uzuni te Granada

Myrto Uzuni është kthyer në liderin e Granadës, të cilën e udhëhoqi drejt ngjitjes në La Liga. Por jo çdo gjë ka qenë e lehtë për sulmuesin shqiptar. Në Spanjë së fundmi zbulojnë edhe prapaskenat e ttansferimit të tij te Granada. “AS” shkruan se arsyeja përse Uzuni mban veshur fanellën bardhekuqe është ish-trajneri i tij, Robert Moreno.

Klubi spanjoll kishte refuzuar disa kërkesa të Morenos, prandaj ky i fundit vendos t’i bindë me argumenta. Ish-trajneri i Granadës ka përpiluar një raport të detajuar për sulmuesin. Drejtuesit e Granadës u bindën prej raportit dhe transferuan Uzunin në ditën e fundit të merkatos së dimrit. Nuhajta e Morenos ishte e pagabueshme, teksa futbollisti nga Berati është pika kyçe e kësaj Granade./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online