Radha e Balotelit, 7.7 milion njekës mësojnë emrin e ri të Insinjes

Në Itali duket se ka kaluar ai “shoku” që nuk arritën të kualifikoheshin për në finalet e Kupës së Botës dhe tani mendojnë vetëm për të ardhmen. Ka vend dhe për shaka në përfaqësuesen e Mançinit, sidomos kur i grumbulluar dhe Mario Baloteli.

Dje, sulmuesi u tremb për “vdekje” nga ana e lojtarit të Napolit Lorenco Insinje, por sot ishte radha e Balotelit për të “marrë hak”. Në profilin e tij në “Instagram”, 28-vjeçari ka postuar një vizatim mjaft interesant, ku duket ai në versionin e një babai dhe Insinje si një foshnje i buzëqeshur në duart e tij. Fotoja shoqërohet me diçiturën “Lorenziello”.

 

 

View this post on Instagram

 

#LORENZIELLOOO @lorinsigneofficial ?????

A post shared by Mario Balotelli???????? (@mb459) on

Kaq ka mjaftuar dhe ka plasur humori me lojtarin e Napolit, duke e thirrur me emrin e ri që i gjeti Baloteli. Të dy po kalojnë një moment të mirë në fushë, por duket se kanë kohë për të dhuruar spektakël dhe jashtë saj. Tani të gjithë presin përgjigjen e lojtarit të Napolit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *