Radas: Partizanin e nxorrëm nga gara

0

Mbrojtësi i Skënderbeut, Marko Radas, ka folur sot në “Rubrikën Sportive” në RTSH, duke diskutuar në lidhje me ndeshjen e barazuar ndaj Partizanit, por edhe tema të tjera.

“Sfida ndaj Partizanit? Pasi mësuam se Vangjeli nuk ishte i gatshëm për të luajtur për shkak dëmtimi, folëm me trajnerin dhe menduam që unë të qëndroja në qendër të mbrojtjes, pasi ndihem më komod. Në atë moment u vendos që Taku të ishte mbrojtës i djathtë sot kundër Partizanit. Fizikisht ishte një ndeshje e vështirë për shkak të lodhjes nga Europa League. Edhe fusha ishte shumë e keqe, sidomos në pjesën e dytë kur terreni u rëndua.

“Titulli? Këtë vit jemi psikologjikisht më mirë, në krahasim me vitin e shkuar. Jemi shumë të qetë, ndihemi shumë të fortë. Në fillim të sezonit shihja si rival për titull Partizanin e Kukësin, ndërsa për Flamurtarin isha në mëdyshje. Tani Partizani ka mbetur jashtë gare, doli përfundimisht, ndërsa kemi pas Kukësin e Flamurtarin dhe fundjavën e ardhshme duam të fitojmë për të hedhur një hap të madh përpara. Do hyjmë në fushë për fitore, sepse në rast se do të marrin tri pikët do të shkojmë 9 pikë larg Kukësit. Kjo do të thotë se do të kemi shans për të mbyllur në një farë mënyre çështjen e titullit. Mua m’u bë qejfi që Kukësi e fitoi titullin në atë mënyrë. Vitin e kaluar ishim pak më afër me pikë. Përveç se për gabimet tona, ishte tjetër gjë se si e fitoi Kukësi titullin. Por këtë sezon nuk mendoj se ka për të ndodhur ashtu si vitin e shkuar. S’ka shans!”.

“Daja? Për aq vite sa kam unë te Skënderbeu, Ilir Daja është trajneri më i mirë taktikisht se të gjithë të tjerët. Bën analizë shumë të detajuar për kundërshtarët. Është shumë i aftë në këtë pjesë.

“Plaku? Sulmues shumë i mirë, po bën gjëra të mira, por nuk është ndonjë surprizë. Iku nga Skënderbeu sepse kishte dëshirë të luante rregullisht. Shpërthimi kundër Dajës? Të ishte për mua, mund të kalohej me një gjobë, por largimi erdhi edhe për shkak se e kërkoi vetë, që të luante më shumë. Salihi? Është ‘killer’. Olainka? I palodhur. Pejiç? Ai ia dha Kukësit titullin kampion. Donte veç një top të gjatë dhe të shënonte gol. Soue? E ka thënë Lilaj; Soue është kafshë!

“Mbijetesa? Lushnja është skuadra më e rrezikuar, ka shumë pak shanse, të tjerat e vështirë të parashikosh. Vllaznia ka një skuadër të mirë, mund të bëjë edhe përforcime në janar, nuk besoj se do të bjerë. Luftëtari gjithashtu ka lojtarë cilësorë, duhet parë si do të sillen në janar”.

“Flamurtari? Ka një ekip të mirë, por ende nuk e ka forcën e duhur për të rivalizuar me Skënderbeun për titullin kampion”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.