Ra në sytë e Europës me shpërthimin në gola, zbulohet kampionati europian ku do të transferohet Daku

Në janarin e vitit të kaluar do të largohej nga Kukësi nën shijen e zhgënjimit, por një vit më vonë i tregon verilindorëve se çfarë kanë humbur. Fjala është për Mirlind Dakun, i cili këtë sezon i ka lënë të gjithë me gojë hapur me formën fantastike të treguar te Ballkani. Plot 27 dhe dy asiste mbajnë firmën e tij.

Ky shpërthim në gola ka mjaftuar për të rënë në sytë e klubeve të njohura të Europës, që kanë shfaqur interes për sulmuesin shqiptar. Në përfundim të këtij sezoni me shumë mundësi talenti dardan nuk do të rikthehet përsëri në radhët e Osijekut, klub që zotëron kartonin e tij, pasi karrierën pritet ta kalojë në tjetër kampionat.

“Indeksonline” zbulon se elita e futbollit austriak do të jetë destinacioni i ri për Mirlind Dakun. Emri i klubit që do të sigurojë firmën e sulmuesit 23-vjeçar ende nuk është bërë i ditur, megjithëse pritet të mësohet së shpejti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *