Quhet drejtuesi Pepe Reina! Thyen rekordin personal në Serinë A, gjithçka kalon nga portieri

0

Jo vetëm që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë, por është duke thyer edhe rekordet personale. Pavarësisht moshës së madhe Pepe Reina është surpriza e bukur te Lacio. Po aq vendimtar edhe sa Zlatan Ibrahimovic te Milan, duke u bërë të padiskutueshëm në ekipet e tyre.

Reina ka shkëlqyer edhe në përballjen kundër Veronës. Në atë përballje portieri ka prekur 70 herë topin me këmbë duke organizuar gjithçka te lacialët. Në këtë mënyrë është thyer rekordin personal që mbahej tre vite më parë me Napolin, duke e prekur 67 herë topin kundër Fiorentinës.

Saktësia mesatare e pasimeve të Pepe Reinës është 79% dhe kjo është një arsye më shumë që trajneri Inzagi nuk e diskuton në asnjë moment të vetëm përballë Strakoshës. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.