Kristi Qose kishte realizuar vjet në total dy gola, ndërkohe që sivjet kur janë luajtur vetëm katër javë kampionat, mesfushori korçar ka realizuar tre herë. Goli i fundit ishte ai i sotshmi, realizuar ndaj kryesuesve të Dunajska Streda.
Mesfushori, i cili ka luajtur me Shpresat, po bën një sezon të mirë në Sllovaki dhe pret që pse jo të ketë një mundësi në kombëtare. Po ashtu si ai edhe Arbnor Fejzullahi pret që të rikthehet. Mbrojtësi sot u aktivizua në minutën e 28-të me Ksamaks.
Lëvizje taktike, ish-mbrojtësi i Partizanit në fushë, por Thun shfrytëzon epërsinë numerike për 75 minuta dhe arrin të shënojë plot pesë gola (ndeshje u mbyll 1-5). Bujar Lika me Grasshopersin i ka shpëtuar humbjes.
Mbrojtësi i djathtë luajti 90 minuta në takimin e barazuar 2-2 me Luganon në transfertë. Nedim Bajrami ishte titullar te Grasshopers, kurse nga fillimi i pjesës së dytë në fushë zbriti edhe sulmuesi Shani Tarashaj.