“Qiprioti” Isli Hidi: Diell, futboll dhe… pasaportë

Portieri shqiptar tashmë po bën 7 vjet në Qipro, destinacion pushimesh por edhe “mollë sherri”. Me Olimpiakos Nikozinë, në fundjavë, tregoi se 37 vite mbi supe nuk e kanë bërë të humbë reflekset: “Këtu, shtëpia ime e dytë”

Intervistoi: Gjergji Stefa

Dikush i thotë Lefkosia, dikush tjetër… Lefkosa. Çështje gjuhe, por edhe urrejtje mes dy kombësish që ndahen nga një kufi. Një kufi i cili ndodhet pikërisht në një pedonale të zakonshme, më e famshmja e qytetit. E teksa arkitektura e vërtetë, muzeu historik, por edhe ndërtesa të tjera që përbëjnë “zemrën” e kryeqytetit qipriot ndodhen në krahun grek, pjesa e “prapambetur” është ajo turke. Në këtë qytet ku është bërë luftë dhe ku sot kërkohet ende “paqja” me gërma të mëdha në një pjesë të murit të linjës që ndan palën turke nga ajo greke, jeton edhe Isli Hidi, ish-portieri i kombëtares së Shqipërisë dhe Tiranës… Sigurisht, në Qipro, mes Limasolit dhe Nikozisë (pak km i ndajnë), portieri shqiptar jeton dhe luan prej vitit 2011, por duket se bashkimi dhe heqja e barrierave nuk do të vijë kurrë. E ndërkohë, Isli është kthyer protagonist, edhe pse akrepat e orës kanë ecur si për të, ashtu edhe për të gjithë. Plot 37 pranvera të kaluar dhe ditëlindje të festuara. Por, në Nikozia, me Olimpiakosin, këtë fundjavë, Hidi tregoi se është si vera, sa më e vjetër, aq më e shijshme. Aq do t’i ketë shijuar edhe pritja e penalltisë në minutën e fundit, përballë Arisit, në ndeshjen e javës së 12-të. Shqiptari ishte heroi i barazimit me penalltinë e pritur dhe me disa ndërhyrje të tjera, në një 0-0 final. Por, penalltia është vetëm qershia mbi tortë, në ishullin aq të largët, sa edhe të afërt… Parajsa e Islit, ose “shtëpia e tij e dytë”, siç do ta theksojë në intervistën e dhënë për “Sport Ekspres”…

Isli, për momentin jeni pjese e skuadrës qipriote Olimpiakos i Nikozisë. Si po shkon aventura juaj atje?

Për momentin jemi duke kaluar një periudhe pozitive, si ekipi ashtu edhe unë personalisht. Gjërat për Olimpiakosin janë pak të vështira, sepse jemi po ai ekip qe kemi qenë vjet, për arsye te bllokimit te transfertave nga ana UEFA-s. Jemi 4 te huaj dhe pjesa tjetër janë lojtarë te rinj qipriotë e pa eksperiencë në Divizionin 1, por besoj se gjërat mund të ndryshojnë në janar, me ardhjen e disa lojtarëve.

Cilat janë pretendimet e skuadrës dhe raporti juaj me klubin dhe me stafin teknik?

Pretendimet janë qëndrimi në kategorinë e parë, gjë e cila do i nxirrte nga problemet financiare qe ka ky klub me lojtaret qe kane qene ndër vite këtu, e borxheve që ka klubi. Është shume e vështirë, por shpresojmë ta arrijmë këtë objektiv.

Ju një vit më parë preferuat te luanit një kategori me poshtë. Ishte zgjedhja juaj për të luajtur më shumë?

Ishte rastësi, sepse nuk e kisha menduar ndonjëherë që mund të luaja në kategorinë e dytë. Gjithsesi, mosmarrëveshja me drejtuesit e Nea Salaminës bëri që të shkëputem një javë para mbylljes së merkatos, gjë që ma vështirësoi mundësinë për të shkuar tek ndonjë ekip tjetër. Edhe arsyet familjare ndikuan shumë, sepse më duhej të qëndroja për të mbushur vitet, sepse kam bërë aplikimin për pasaportën qipriote. Gjithsesi, në fund mendoj qe ishte një eksperiencë e bukur, që u kurorëzua me ngjitjen në kategorinë e parë.

A ishte surprizë ngjitja e skuadrës një kategori më sipër?

Ka qenë viti më i vështirë si për ekipin, ashtu dhe për mua. Ideja që luaja një kategori më poshtë ishte diçka që m’u desh kohë ta ngulitja në mendje dhe të ambientohesha, por gjithsesi ia dolëm.

Keni shumë vite në futbollin qipriot. Kush kanë qenë momentet më të mira aty?

E vërtetë, kam shume vite këtej, ka plot momente pozitive, më e bukura ishte shpallja kampion ne 2011-2012 me AEL Limasolin, që mbas 44 vitesh fituan titullin kampion, dhe një nga me specialet për mua ishte fitorja e pare e një ekipi qipriot jashtë fushe, kundër Legias 0-1, ku në përfundim të ndeshjeve të Europa League më shpallen portierin e javës. Ka plot, por këto janë me specialet që do ngelen gjatë në memorien time.

Image result for Isli Hidi

Përse qëndruat kaq gjatë në Qipro?

Jam ambientuar mirë, ia kam kaluar gjithnjë shumë mirë, në çdo klub ku kam luajtur, si dhe jam ngulur familjarisht, ndaj nuk është se e kam menduar shpesh largimin.

Si është futbolli qipriot në raport me futbollin shqiptar?

Këtu është pak më teknik futbolli sesa në Shqipëri, por besoj me ardhjen e shumë lojtarëve cilësorë edhe në Shqipëri është rritur goxha niveli.

Është e pashmangshme të diskutosh moshën. Tani jeni 37 vjeç. Do vazhdoni të luani në Qipro, apo do ktheheni në Shqipëri?

Moshën askush s’mund ta ndalë, gjithsesi më ndihmon fakti që në porte mund të luash edhe për disa vite të tjera. Nëse stërvitesh me përkushtim çdo ditë e me dëshirë, besoj se s’ka moshë për portierët.

A keni kontakte me klube shqiptare dhe përse nuk keni tentuar te ktheheni më parë?

Kam tentuar disa herë dhe në fund kam vendosur përsëri të largohem, për arsye se në Shqipëri akoma ka shumë probleme kampionatin tonë, plus që kane qenë biseda të thjeshta e asgjë konkrete. Besoj se atje kam dëshire ta mbyll karrierën, gjithsesi të shohim në muajt në vazhdim.

Jashtë futbollit. Si është jeta në Qipro dhe nëse largoheni, a do ju mungojë?

Jeta këtu është e qetë, gjithashtu klima është fantastike. Nuk e di, por besoj se do më mungojë nëse vendos një dite të largohem. Është kthyer si shtëpia ime e dytë.

A po e ndiqni kampionatin shqiptar dhe cili është opinioni juaj për të?

Normal që e ndjek, kjo edhe falë Digitalb, që na mundëson ta kemi pranë kampionatin tonë. Sa kam mundësi e ndjek, por mendoj që këtë vit nuk e ka atë bukurinë që ka pasur gjithnjë, një kampionat pa Tironën sikur s’ka lezet. Dua të përgëzoj edhe ekipin e Skënderbeut për punën e mirë që ka bërë këto vitet e fundit, si në kampionat, ashtu edhe në Europë, duke na përfaqësuar denjësisht. Është një shkallë mbi skuadrat e tjera. i uroj suksese në ndeshjen e ardhshme në Europë.

Meqë përmende Tiranën. Si ju duket ecuria e skuadrës në Kategorinë e Pare?

Tironën nuk e shikoj dot në këtë kategori, besoj se po bën mirë, që të kthehet sa më parë në Kategorinë Superiore.  Është mungesa më e madhe e kampionatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online