Qeveria ende nuk mbyll marrëveshjen, Ministria e Financave: Me Ligën ndahemi me skemën e sposorizimit

0

Liga Profesioniste dhe Ministria e Financave janë ulur në tryezën e përbashkët dhe po diskutojnë për miratimin e 4 kërkesave të parashtruara më herët nga klubet e Kategorisë Superiore. Ndërkohë ditën e sotme ka pasur edhe një takim kokë më kokë mes kreut të FSHF-së, Armand Dukës, dhe Kryeministrit Edi Rama. Duka u shpreh se vetë kreu i Qeverisë shqiptare kishte pohuar të merrte në konsideratë kërkesat, ndërsa Ministrja Denaj nuk e sheh kaq shpejtë marrëveshjen. Në një prononcim për “Sport News“ në “News 24“, Anila Denaj tregon edhe pikën ku ndahen mendimet e dy palëve për sa i përket Ligjit të Sponsorizimit.

“Me Ligën e Futbollit ndahemi me skemën se si të bëhet sponsorizimi. Ne i qëndrojmë metodologjisë së biznesit, të cilat kanë interes që të sponsorizojnë, të ndjekin Ligjin e Sponsorizimit dhe elementë të veçantë të tij të cilët po përmirësohen edhe me këtë alternativë të tretë, për të nxitur investimet. Ndërsa, Liga ka kërkuar edhe më herët, që një pjesë të shkëputet automatikisht nga tatimi i fitimit dhe të kalojë për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti. Ne mendojmë që ligji i sponsorizimit është një rrugëtim më i qëndrueshëm, më i saktë dhe më transparent. Ne i mbetemi këtij opinioni si Ministri Financash”, është shprehur Ministrja Denaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.