Pasaporta e Kobinasë përplas krerët e Shqipërisë, Rama ironizon Metën: I bëtë gol me kokë drejtësisë

Uinful Kobina është zyrtarisht një qytetar shqiptar, teksa ka marrë pasaportën tonë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Një vendim ky që ka përplasur me njëri-tjetrin krerët më të lartë të shtetit shqiptar. Vetëm 2 vite në radhët e klubit të Tiranës dhe ka arritur të marrë nënshtetësinë shqiptare, pavarësisht se nevojitet një kohë qendrimi të paktën 5-vjeçare.

Kjo ka sjellë edhe reagimin e Kryeministrit Edi Rama. Përmes një postimi në “Twitter“, kreu i Qeverisë akuzon Ilir Metën së bashku me Kobinanë se i kanë bërë gol me kokë drejtësisë sonë. Sipas tij mesfushori i Tiranës ishte nën akuzë për falsifikim dokumetash, por kjo nuk e ka ndalur Presidentin e Republikës së Shqipërisë të merrte një vendim të tillë.

“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti afrikan që mori pashaportën shqiptare për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash! Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Kryeministri Edi Rama./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online