Korabi ka si synim të vetëm tre pikët në ndeshjen në shtëpi kundër Vorës. për stafin teknik ka lajme të mirë së fundmi, pasi janë rikthyer të gatshëm disa lojtarë që kanë pasur probleme dëmtimesh.
Në ndeshjen e fundit me Erzenin u dëmtuan sulmuesi Alban Hoxha dhe kapiteni Rigers Karaj. Të dy këta lojtarë janë të gatshëm për takimin kundër Vorës, çka është një lajm i mirë. Por ka edhe rikuperime të tjera.
Mbrojtësi Elert Kalluci gjithashtu do të jetë në dispozicion të stafit teknik, sikurse edhe portieri Kadri Birja. Tanimë lind detyra për të rreshtuar në fushë një skuadër fituese, ndërkohë që klubi dibran i ka bërë thirrje tifozëve për ta mbështetur Korabin nesër në shtëpi.