Qëndroi dy vjet në stol, revanshi dhe ëndrra e portierit kampion

Ai i portierit, mund të jetë roli më delikat në fushë, por edhe një prej më të vështirëve. Ka numra 1 të padiskutueshëm dhe ata që detyrohen të shohin pjesën më të madhe të ndeshjeve nga stoli. Gjithmonë në pritje të një rasti për të treguar cilësitë. I tillë është rasti i Aldo Teqjas. Për dy vjet zëvendëses i Orges Shehit dhe tashmë titullar, nën urdhërat e ish-shokut të ekipit.

“Kisha dy vjet pa luajtur, por tani po bëj mirë. Do vazhdoj të punoj fort të përmirësohem”, deklaroi Teqja për “SuperSport”. Pas titullit kampion të fituar si rezervë në edicionin 2016-2017, portieri tani kërkon një trofe si protagonist në fushë: “Vjet kishim një skuadër me lojtarë me eksperiencë, ndërsa aktualisht kemi shumë të rinj. Por, kemi mentalitet fituesi dhe do të shkojmë lartë”.

Testi i radhës për korçarët në kampionat është ai ndaj Tiranës, rivalë të cilët portieri i respekton, pavarësisht momentit jo të mirë që po kalojnë. “Tirana është ekip i madh, ka fanellë me peshë dhe do të na hapë punë. Por, ashtu si edhe në çdo ndeshje tjetër, ne normalisht shkojmë për fitore”.

Në fund, Teqja zbuloi edhe një ëndërr. Të veshë fanellën e Kombëtares, pasi në të kaluarën ka luajtur me të gjitha përfaqësueset e moshave të Shqipërisë. “Unë do të vazhdoj të punoj, por grumbullimin në Kombëtare e ka në dorë vetëm trajneri. Kjo është zgjedhja e tij, ndërsa unë do të përpiqem të bëj sa më mirë me skuadrën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online