Amar Hasani, vogëlushi 7-vjeçar ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas dëshpërimit në golin e pësuar të Shqipërisë. Gjatë një interviste me Ernest Koci në Report TV, vogëlushi nga Lugina kërkon që Shqipëria të bëhet më e fuqishme në të ardhmen.
“Qava sepse Shqipëria humbi, por do të fitojmë së shpejti. Kur të rritem dua të bëhem futbollist dhe të luaj për Kombëtaren.
Futbollistët e Kombëtares unë i dua me zemër dhe shumë, por ne duhet të bëhemi më të fortë dhe të fitojmë fuqi,”-tha Hasani. /Sport Ekspres/