VIDEO/ Provokime nga fillimi në fund, por polakët bënë autogol me këngën: Mësoji këtyre kur..ve himnin shqiptar

Dueli i zjartë mes Shqipërisë dhe Polonisë prodhoi edhe incidente në tribuna. Hedhja e shisheve në fushë nga tifozët shqiptarë ishte vetëm ajo çfarë u pa gjatë transmetimit të ndeshjes, por provokime të vazhdueshme ka pasur nga tifozët polakë. Ashtu siç është raportuar nga shumë burime këto ditë, tifozët polakë kanë goditur me sende ata shqiptarë, e madje duke hedhur edhe stola në drejtim të këtyre të fundit. Në fund festa e lojtarëve të Kombëtares polake përpara tyre, ka sjellë edhe reagimin e pahijshëm të tifozëve shqiptarë.

Por provokimet duket se kanë vijuar edhe në dhomat e zhveshjes, atje ku ekipi kombëtar i Polonisë ka zgjedhur të festojë me këngën “Klub go go” e kënduar nga… “Gang Albanii”. “Banda shqiptare” quhet grupi i formuar në vitin 2014, pjesë të cilit është edhe reperi Popek që e quan veten “Mbret i shqiptarëve“. “Mësoji këtyre k….. himnin shqiptar“, është një nga frazat e tekstit të këngës me të cilën festuan lojtarët e Polonisë, çka duket të kenë bërë një autogol me zgjedhjen e tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online