Dy afrimet e reja, përtej këngëve, ka pasur edhe pak kuriozitet për të parë Astrit Ajdareviç dhe Kamer Qaka, dyshja e ardhur pas thirrjes surprizë të Panuçit. Sipas asaj që ka mësuar “Sport Ekspres”, Astrit Ajdareviç duket se nuk ka ndrojtje dhe është përshtatur shpejt me grupin, në ndryshim të Kamer Qakës, që është dukur mjaft i ndrojtur dhe në disa raste qëndronte i heshtur edhe pse kishte shaka në grup.
Tipike e futbollistëve të rritur në Skandinavi, duke qenë se edhe Etrit Berisha kur mbërriti ishte i njëjtë dhe, madje, edhe në ditët e sotme nuk ka ndryshuar… Kamer Qaka shfaqi me krenari shqiponjën e tij në krah, i veshur me fanellën e Shqipërisë. Tatuazhi i mesfushorit të Poli Iashit ka bërë që edhe futbollistët e tjerë kuqezi ta shohin me shumë interes…