Qaka kthehet tek Iashi, detajet e transferimit nga Steaua

0

Vetëm dy muaj te Steaua. Nga blerje e bujshme, për të cilin u paguan 375 mijë euro, në një lojtar të padëshiruar. Presidenti Xhixhi Bekali e përjashtoi nga ekipi për ndeshjen me Rapidin e Vjenës në Europa League dhe tani e rikthen mesfushorin atje ku e mori: te Politeknika Iashi.

23-vjeçari Qaka kthehet në ekipin ku u bë i famshëm dhe fitoi një fanellë në Kombëtare. Tani gjithçka do të nisë nga e para, si një shans i dytë. Marrëveshja është mbyllur. Steaua vendosi ta largojë mesfushorin dhe pavarësisht se në korrik pagoi qindra-mijëra euro, tashmë kartoni do të zotërohet 50 me 50 për qind me Politiknika Iashin.

Për të mbyllur çdo diskutim shërbeu edhe akordi me lojtarin, ku pika më e diskutueshme ishin financat. Qaka pretendonte që të vijonte të paguhej 12 mijë euro në muaj, aq sa përfiton sipas kontratës me Steauan. Te klubi i Iashit ia bën të qartë se nuk mund ta paguanin më tepër se 7 mijë euro.

Pasi u ulën në bisedime, palët gjetën akordin në një rrugë të mesme. Qaka do të përfitojë 10 mijë euro në muaj te Politeknika Iashi, për t’u rikthyer në elementin kryesor të skuadrës. Një mënyrë për të veshur sërish edhe fanellën kuqezi të Shqipërisë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.