Qaka debuton me fitore bindëse: Këtu ndihem si në shtëpi

Kamer Qaka u prezantua ditën e djeshme te skuadra Iashit, por kjo nuk e penguar që ta fillojë direkt si titullar ndeshjen e tij të parë. Qaka luajti 90 minuta të plota në fitoren 3-0 të Iashit ndaj Konkordias.

Rikthimi në ekipin ku spikati në kampionatin rumun, duket se e ka gëzuar jashtë mase mesfushorin e kombëtares tonë, që përjetoi disa javë tejet të sikletshme te Steaua e Bukureshtit. Në intervistën pas ndeshjes Qaka deklaroi.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer te Iashi, këtu ndihem si në shtëpi. Çfarë ndodhi, ndodhi. Rëndësi ka që tani jam këtu dhe asgjë s’ka ndryshuar. Nuk kam asgjë për të thënë për situatën time te Steaua me presidentin Xhixhi Bekali”…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *