Florian Marku është rikthyer më i fortë se më parë. Boksieri shqiptar ka zhvilluar një ndeshje boksi kundër Dylan Moran në mbrëmjen e sotme. Marku arriti që të fitonte dhe vazhdon të mbetet i pamposhtur.
Vetëm 54 sekonda i janë nevojitur Markut për të mbyllur gjithçka. Goditjet e njëpasnjëshme e vendosën “në gjumë” Moran, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi. Por Marku u shfaq i pakënaqur për orën e herët që u vendos dueli i tij pasi në boks dihet se ndeshjet më të rëndësishme janë duelet e fundit, ato të orës së vonë.
“Moran më shtyu para një dite dhe i thashë se do ta bëja të pendohet. Mora hak për atë shtyrje që më bëri. Sot isha shumë i fokusuar. Nuk ndeshem për të argëtuar të tjerët, por për të mbyllur detyrën. Kam bërë debate me të gjithë sot që më lanë të ndeshem kaq herët, nuk e meritoj unë këtë orar. Nuk jam ndeshur kurrë kaq herët, q..uni me gjithë këtë”, tha Marku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/