“Pyeteni pak Dajën se është specialist gjykimi”, trajneri i Partizanit i kthen përgjigje “thumbimit” nga Laçi

Te Partizani janë ankuar së tepërmi për gjykimin e Kridens Metën në përballjen kundër Laçit, atje ku të kuqtë janë eliminuar nga Kupa e Shqipërisë. Kryeqytetasit janë shprehur se kryesori i takimit i ka hequr dy penallti të pastra. Këtë mendim ka pasur edhe trajneri i Partizanit, Ilir Daja. Por teksa tekniku i të kuqëve po argumentonte se përse klubit të tij i janë mohuar 11-metërshat, nuk ka munguar edhe “thumbimi” nga Laçi në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”.

“Pyeteni pak Dajën se është specialist gjykimi, po rasti i Deliut për 11-metërsh ishte?”. Në këtë moment trajneri i Partizanit kujton rastet e mëparshme për të lënë të kuptohet se nuk do të kishte nevojë për 30 minutat e shtesës. “Atëherë, nuk përgjigjem kundër ndërhyn Laçi, pasi edhe unë fola për Partizanin. Aty i pari që tërheq me duar është lojtari i Lacit. Dhe meqenëse Laçi do përgjigej, po ia jap unë.

Është minuta e 118, ndërsa na janë mohuar tre penallti. Se edhe ajo e Cinarit me Mustën ishte penallti. Minuta e 30, 64 dhe 83 do të ishin penallti për ne. Pra nuk do të kishte nevojë për minutën e 118”, tha Ilir Daja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online