“Pushtimi i dytë”, uellsianët shumicë në Elbasan

Pak ditë më parë u “familjarizuam” me tifozët skocez, ndërsa prej dy ditësh në vendin tonë kanë mbërritur një numër mjaft i lartë uellsianësh. Sot, ishullorët janë zhvendosur në Elbasan, ku do të ndjekin takimin miqësor mes kuqezinjve dhe skuadrës së tyre.

 

Në Elbasan janë parkuar radhazi një numër mjaft i lartë autobusësh, ccka kuptohet lehtë se nuk janë për tifozët tanë, të cilët në këtë sfidë pritet që të jenë të apët, sidomos pas dështimit në ndeshjen e fundit me skocezët, ku u shpartalluam me një humbje të thellë 4-0.

Ajo që bie në sy është fakti se nga Uellsi kanë udhëtuar jo vetëm tifozë, por dhe forca policie, që do të kujdesen për rendin në vendin tonë. Në biletarinë e “Elbasan Arenës”, ndodhen një numër shumë i vogël tifozësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *